×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas PSD-së, edhe LDK-ja bojkoton seancën e thirrur nga qeveria

    Insajderi
    04 September 2018 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta bojkotojë seancën e Kuvendit e cila u thirr nga qeveria e Kosovës, për të votuar ekipin për dialog të udhëhequr nga Fatmir Limaj.

    Pas Partisë Social Demokrate, në media raportohet se seancën e parë do ta bojkotojë edhe partia e Isa Mustafës.

    Ende nuk dihet qëndrimi i Vetëvendosjes, nëse do të marrë pjesë në seancën e parë të jashtëzakonshme.

    Një seancë tjetër e thirrur nga opozita është caktuar nga ora 10:00 ku do të kundërshtohet korrigjimi i kufijve. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark