×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas raportimit të Insajderit, SHSKUK kërkon të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi pacienten e mitur

    Insajderi
    27 November 2022 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimit të Insajderit se logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu e kishte keqtrajtuar një vajzë 3-vjeçare e diagonistifikuar me autizëm.

    ShSKUK thotë se rasti ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së.

    ShSKUK ka kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse.

    Reagimi i plotë:


    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, gjatë gjithë ditës është përgjigjur në interesimin e medieve, në lidhje me rastin e u.d. shefit të defektologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë(ORL).

    Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i ShSKUK-së, kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse.

    Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.

    Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet.

    Mungesa e një databaze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avansimeve dhe mungesave eventuale të stafit.

    Për këtë arsye, memaxhmenti i ShSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark