×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pas rikthimit në rrjetet sociale, Buta merr një vendim tjetër për karrieren e tij

    Insajderi
    06 September 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Buta përveç se është kthyer në rrjete sociale, po i rikthehet edhe koncerteve.

    Ai ka bërë të ditur se do të këndojë në një klub të Tiranës.

    “Tiranë u bë një kohë”, ka shkruar reperi i cili sapo është kthyer nga pushimet.

    Në korrik të këtij viti Buta kishte treguar se për shkak të rastit nuk do të zhvillojë evente muzikore të cilat i kishte paraparë, por tashmë ka vendosur të rikthehet.

    30-vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, vëllai i Butës, dyshohet se ka vrarë mbrëmjen e 27 majit të këtij viti, një person po ashtu 30-vjeçar të quajtur Gazmend Hyseni në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.

    Ngjarja sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj dyshohet se ka ndodhur pasi viktima Gazmend Hyseni, i njohur në qytet si “Strella”, ia kishte djegur rreth dy muaj më parë veturën e tipit “Mercedes”, Betimit, që e thërrasin “Buta”.

    “Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, shkruan në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark