×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një muaj e gjysmë nga vrasja e Strellës – Buta dhe vëllai i tij ende nuk janë marrë në pyetje nga Prokuroria

    Insajderi
    15 July 2022 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vrasja e rëndë që ndodhi mesnatën e 28 majit në Ferizaj la të vdekur 30-vjeçari Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella”. Dorasi që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij ishte shoku i fëmijërisë së tij, Qëndrim Januzi “Rifa”, që është vëllai i reperit kosovar Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta. Vëllezërit Januzi edhe pas një muaj e gjysmë ende nuk janë marrë në pyetje për rastin, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderin, kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizajt.

    Sipas Policisë, dyshohet se Qëndrim Januzi ka shtënë gjatë herë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Pas vrasjes Januzi kishte tentuar të ikë, por ishte penguar nga një policë civil i cili e kishte qëlluar me armë zjarri, pasi i njëjti nuk i ishte bindur urdhrit të tij për ndalim.

    I njëjti pas incidentit me policinë kishte marrë trajtim në QKUK, dhe më pas ishte dërguar në qendrën e paraburgimit në Lipjani.

    Motivi që dërgojë në vrasjen e rëndë të 30 vjecari ishte djegia e një veture të tipit Mercedes, që rezultonte nën pronësin e Butës, vëllait të Qëndrim Januzit.

    Ngjarja sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj dyshohet se ka ndodhur pasi viktima Gazmend Hyseni, i njohur në qytet si “Strella”, ia kishte djegur rreth dy muaj më parë veturën e tipit “Mercedes”, Betimit, që e thërrasin “Buta”.

    “Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, shkruan në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt.

    Gazeta Insajderi pati raportuar me 31 maj se Butën ishte paraqitet në stacioni policor të Ferizajt lidhur me vrasjen dhe se pritej që ditën e nesër të intervistohet.

    “Po Betim Januzi është ftuar nga policia dhe pritet me gjitha gjasat që nesër të intervistohet “, kishin thënë nga policia e Ferizajt atëkohë për Insajderin.

    Tashmë janë bërë një muaj e gjysmë nga vrasja dhe Qëndrim Januzi dhe vëllai i tij Betim Januzi nuk janë marrë ende në pyetje ende nga organet e rendit.

    Por një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti, kështu i tha Gazetën Insajderi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferziaj, Shukri Jashari.

    “Betim Januzi ende nuk është marrë në pyetje por shumë shpejtë do të merret në pyetje. Po ashtu ka me u intervistuar edhe I dyshuar I cili ndodhe në paraburgim. Gjatë hetimeve janë edhe disa dëshmitar që i kanë dhënë dëshmi në polici por do t’i japin edhe në Prokurori”, tha Jashari për Insajderin.

    Një muaj e gjysmë pasi vëllai i tij kreu vrasjen, reperi Buta ka reaguar për herë të dytë dje gjatë ditë.

    Lajmërimi i tij ishte një vendimi që kishte marrë reperi për anulimin e të gjitha koncerteve. Me këtë rast ai kishte shpreh keqardhje edhe ndaj familjes Hyseni.

    “Për shkak të rastit që ka ndodh, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni, kemi vendosë me i anulu të gjitha datat deri me një kohë të pacaktume, Gjithashtu, e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodh”, ka shkruar Buta.

    Profilin problematik i vëllait të Butës – çfarë kishtë bërë ai në të kaluarën?

    Rasti i vrasjes së ‘Strellës ‘ nuk është hera e parë që ferizajasit 30 vjeçar i del punën me shtetin.

    Ai ishte arrestuar nga Policia, edhe para gati një dekade.

    Kapja e tij kishtë ndodh, pasi atë kohë ai kishte hy në shkollën gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, dhe kishte shtënë me armë në një klase me plot nxënës, por fatmirësisht s’e kishte qëlluar atë që kishte në fokus.

    Atë botë ai akuzohej për “tentim vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, çfarë e kishte shtyrë “Reefa”-n të gjuante me armë brenda shkollës?

    Muaj para se ta bënte atë veprim, Qëndrimi ishte therur me thik në krah nga i dyshuari mbi të cilin shtiu me armë brenda institucionit edukativ.

    Pas plagosjes së rëndë që kishte marrë në krah, Jonuzi kishte shkruar në Gjermani për t’u trajtuar, trajtim ky që i kishte zgjatur me muaj, pasi lëndimin e kishte shumë të rëndë.

    Pas kthimit nga shteti perëndimor, dhe shërimit të plotë, “Reefa” doli edhe një herë në skenë, kapi armën dhe shkoi të hakëmerrej ndaj atij që e kishte therur, veprim për të cilin u dënua me tri vite burgim, shkruan Gazeta Insajderi.

    A e paralajmëronin tekstet e Butës vrasjen e Strellës?

    Emri i reperit Betim Januzi, i njohur si “Buta” u lakua jashtëzakonisht në media ditë kur vëllau i tij, Qendrim Januzi qëlloj për vdekje Gazmend Hysenin, të njohur si “Strella”, shkruan Insajderi.

    Pavarësisht që të rinjtë i dëgjojnë shumë këngë e reperit, jo rrallë ai përmes vargjeve flet edhe për kërcënime e vrasje.

    Në një video duke kënduar ai dëgjohet duke thënë “ki mu therre, ja mu plagos, nuk ki pshtim”.

    Artisti në këtë freestyle thotë “shooter-i mun me gju e mos me u arrestu”, kështu sipas burimeve të Insajderit, ishte pikërisht Strella i cili dikur thirrej si shooter i Butës.

    Hyseni pas një konflikti me “ekipin” e Butës kaloi në rrethin e ngushtë të rep artistit Fero.

    Ndonëse, një këngë e tij Buta shprehert duke thënë “Gjujna në bark me dek kadal, s’kanë çka të bajnë ty as në spital pos mu përgatit për funeral”.

    Këto vargje përshkruaj edhe mënyrë e vrasjes së Strellë i cili goditë nga shtatë plumba në bark dhe vdiq në vendin e ngjarjes, po arritur ekipa mjekësore.

    Ndërsa në vitin 2018 Buta përmes një freestyle e tregon periudhën kur vëllaun e kishte në burg.

    Ai tutje, në të njëjtin freestyle elaboron në situatën me vëllain e tij që së fundmi kreu vrasjen, duke thënë:

    “Vëllaun mshelë, gjyqi ia pat dhonë 3 vjet, thojke burgu o për burra, që vjen puna shkojmë apet”.

    Duke i kënduar në freestyle jetës së tij, ai aludonte në korruptimin e prokurorit për lirimin e “Reefa”-s nga burgu.

    “Unë kom rrejt n’gjyq, pa mu dridh asni qerpik, prokurorit ni bakshish, vëllau m’dul mu për ni ditë”, vargje të cilat “Buta” i këndoi në një sesion radioje për “SRF”, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark