×
  • Showbiz
  • Show

    Pas rreth një viti në arrati, Stresi rikthehet në Shqipëri

    Insajderi
    13 October 2021 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka pothuajse një vit që ka qëndruar larg Shqipërisë, pasi ishte arratisur në Londër.

    Stresi kthimin e tij në vendlindje e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar një video nga aeroporti i Tiranës ku prindërit dolën për ta pritur.

    Muaj më parë kur kishte paralajmëruar rikthimin reperi kishte kërcënuar publikisht të gjithë ata që nuk e kanë mbështetur, duke ofenduar me fjalë banale.

    “Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem hahahaha. Shihemi këtë muaj, kur ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***”, kishte shkruar Stresi në postimin e tij.

    Kujtojmë se prej kohësh reperi është në kërkim nga policia shqiptare. Stresi njihet për problemet e tij me ligjin, megjithatë ai ishte shprehur se po kërkohet pa të drejtë nga policia shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark