×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas shkarkimit nga ShSKUK-ja, Brahimaj flet për Insajderin: Nuk kam marrë asnjë shkresë zyrtare

    Insajderi
    12 January 2023 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rifat Brahimaj është shkarkuar sot nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë në QKUK. Por, ky i fundit ende nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare nga ShSKUK-ja për largim nga puna.

    Kështu bëri të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderit, vet Brahimaj.

    Ai tha se deri më tani nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare që është shkarkuar nga puna.

    “Unë personalisht ende nuk kam asnjë shkresë zyrtare se jam larguar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë në QKUK”, tha shkurt Brahimaj për Insajderi.

    Shkarkimin e Brahimajt e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, ShSKUK-ja.

    Lirimi i tij nga detyra, erdhi pas deklaratës se mjekët e klinikës së tij janë jokompetent për kryerjen e operacionit “David”. Operacion ky që rezultoi me vdekjen e një 63 vjeçari.

    “Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj”, thuhet në pergjigjen e ShSKUK-së dhënë Insajderit.

    Në vend të Brahimajt, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Shpejtim Shurdhiqi.

    Si ndodhi rasti?

    Një mjek i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK e ka shpërndarë si sukses një operacion të rrallë të kryer ndaj një 63 vjeçari. Vetëm disa orë pas intervenimit pacienti ka vdekur.

    Kardiokirurgu Kushtrim Shala përmes një postim në Facebook, të publikuar 18 orë më parë ka pretenduar se ka kryer me sukses operacion “David”, një nga operacionet më të rrallë tek një pacient me diseksion akut të aortës.

    Lidhur me këtë rast drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj, ka thënë se mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për këtë intervenim, pasi nevojitet përvojë e gjatë dhe ekspertizë.

    “Jam në pushim por jam informuar për rastin. Mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për ndërhyrje të tilla sepse ata kanë vështirësi edhe në procedura standarde. Të hysh në një procedurë të tillë pa pasur përvojën e duhur dhe ta paraqitësh si sukses, e pacienti ndërron jetë pas disa orësh, kjo me të vërtetë është hipokrizi”, ka deklaruar Brahimaj për Shnetën.

    Pas kësaj deklarate Shala reagoi ndaj Brahimajt duke thënë se ai e ka vdekshmërinë më të lartë “sesa laboratorët eksperimentalë”. 

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark