×
Show / Fashion

Pas shumë vitesh vuajtje, 23-vjeçarja tregon si i përmirësoi jetën vaji i kanabisit

Insajderi
16 June 2019 - 16:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një menaxhere shitjesh nga Littleborough ka zbuluar vuajtjet që përjetoi vite me rradhë me sëmundjen e lëkurës, të njohur si psoriaza.

Sarah Kerr, 23 vjeçe përjetoi skuqje dhe shenja të ndryshme në lëkurë për gjashtë vite. Ajo e urrente trupin e saj dhe përdorte cdo gjë për të mbuluar shenjat. Pavarësisht fuqisë që ka grimi, skuqjen e lëkurës e bënte të dukej më keq.

Kështu Sarah gjeti zgjidhje tek vaji i kanabisit, gjë që i ndryshoi jetën.

“Nuk dukej bukur. Unë shqetësohesha gjithmonë kur duhet të vishja bluze me mëngë të shkurtra pasi njerëzit do ngulnin sytë tek unë duke më thënë, ‘Oh, ke djegur krahët’? Bëhej akoma më keq nga stresi dhe unë kam një punë stresuese.

Për fatkeqësinë time, psoriaza mbulonte 15% të trupit tim. Kam shenja pranë hundës, në fytyrë, në qafë dhe pas veshëve. Kam përdorur gjithmonë grim, por ajo e bënte më keq. Psoriaza përhapej më shumë. Provova shumë kremëra natyralë nga mjekët, por asgjë nuk funksionoi.

Aty ishte momenti kur u binda që duhet të provoj diçka tjetër”, tha 23-vjeçarja.

Sarah filloi të përdorte vaj kanabisi në dhjetor dhe u impresionua shumë nga efekti që kishte në lëkurë.

“Unë vura re ndryshimin brenda një muaji. Hodha një pikë në gjuhë dhe e kalova në ujë”, tregoi ajo duke shtuar se pothuajse të gjitha shenjat iu zhdukën brenda 6 javëve.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark