Klubi anglez, Newcastle Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Cris Wood nga Burnley, duke u bërë nënshkrimi i dytë në epokën e pronarëve të rinj.
Ditë pozitive po vijnë për ‘Laraskat’, pasi sot (e enjte) kanë konfirmuar edhe transferimin e dytë në afatin kalimtar të janarit.
“Newcastle United është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit të Zelandës së Re Chris Wood nga Burnley për një tarifë të pazbuluar”, thuhet në njoftimin e Newcastle.
Wood ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë dhe arrin në kohë për t’u paraqitur në ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier me Watford në St. James’ Park.
30-vjeçari bëhet nënshkrimi i dytë i ‘Magpies’ në afatin kalimtar të janarit pas ardhjes së mbrojtësit të krahut të Anglisë, Kieran Trippier nga Atletico Madrid.
Wood do të veshë fanellën me numër 20 – numrin e parë që ka veshur për vendin e tij.