×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas vendimit për targat – Vuçiq i jep urdhër ushtrisë serbe të rrinë në gjendje gatishmërie

    Insajderi
    01 November 2022 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vendimit të qeverisë Kurti për targat, zyrtarë serbe po vazhdojnë të japin deklarata të ashpëra dhe propaganduese.

    Së fundi, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq deklaroi se ushtria serbe është ngritur në gjendje gatishmërie.

    Vuçeviq ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si komandant i përgjithshëm, i ka dhënë urdhër ushtrisë serbe që të jetë në gatishmëri.

    Ai ka thënë se ky urdhër ka ardhur pas vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në RKS, përcjell Insajderi.

    “Jemi të gatshëm të zbatojmë çdo vendim të komandantit suprem të ushtrisë, Vuçiq. Serbia është një vend serioz dhe për këtë arsye askush nuk duhet të bëjë lojëra lufte. Ne nuk mund të jemi të qetë dhe jemi për dialog. Ushtria serbe është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Vuçiqit, i cili është komandant i saj i përgjithshëm” ka thënë ministri serb. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark