×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas aksidentit të shkaktuar në magjistralen Gjakovë- Prizren, dalin me sqarim nga kompania “Shpejtimi”

    Insajderi
    15 January 2024 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania Turistike “Shpejtimi”, ka dalë me sqarim lidhur me aksidentin e shkaktuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës nga shoferi në magjistralen Gjakovë-Prizren, shkruan Insajderi.

    Kompania ka njoftuar në autobus në momentin e aksidentit nuk ka pasur pasagjerë, konfirmojnë se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Ndërkohë, shoferët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

    “Të nderuar qytetarë dhe klient besnik të Kompanisë Turistike Shpejtimi. Sot në orët e hershme të mëngjesit përkatësisht rreth orës 03:00 te mëngjesit, njëri nga autobusët tanë ka pësuar vetaksident.
    Dëmet e shkaktuara janë vetëm ato materiale. Fatmirësisht autobusi ka qenë pa udhëtarë dhe shoferët prezent kanë shpëtuar me lëndime të lehta”,
    thuhet në njoftimin e tyre, përcjell Insajderi.

    Çka ndodhi?

    Autobusi i kompanisë “Shpejtimi” është aksidentuar me disa vetura me autosallonin ‘Xeni’ në magjistralen Gjakovë-Prizren.

    Pamjet janë publikuar nga kamerat e sigurisë së autosallonit nga pronari i saj në ‘Facebook’, Shkëlzen Bushati. Ai ka thënë se dëmet e shkaktuara janë në vlerë prej 200 mijë eurove.

    Sot, në ora 03:00 të mëngjesit, në  hapësirat e autosallonit XENI, është vetë aksidentuar Autobusi i firmës “Shpejtimi”, i cili ishte duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për kompanin tone”, thuhet në postimin e pronarit të autosallonit “Xeni”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka paralajmëruar se do të iniciojë procedurat për kompensimin e dëmeve.

    “Në fund ju bëjmë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masat parandaluese dhe ndëshkuese ndaj vozitësve të pa kujdesshëm, në mënyrë që të parandalojnë rrezikun për jetën e njerëzve dhe pasojat materiale që e dëmtojnë punën në biznesin tone”, thuhet tutje në postimin e tij. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark