×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pasi Loredana zyrtarizoi lidhjen, Mozzik tregon statusin e tij

    Insajderi
    19 July 2023 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Loredana Zefi ka zbuluar kohët e fundit romancën me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi. Dyshja tashmë nuk fshihen dhe postojnë shpesh foto dhe video së bashku. Kjo lidhje e re dhe shumë e komentuar ka marrë vëmendjen e shumë personave, mes tyre edhe të ish-partnerit të Loredanës, artistit Mozzik.

    Ky i fundit, postoi me ironi një foto të skuadrës kundërshtare të Karim, e më pas shkroi se e gjitha është me shaka. Më pas në klipin e ri “Forever Together” me Kidën, 27-vjeçari i bëri një ‘diss’ duke përmendur disa emra të vajzave, të cilat i kishte përfshirë në një këngë më parë reperja shqiptare.

    Ai përmes një fotoje ku bërë të ditur se është beqar.

    “Baba beqar”– shkruan Mozzik përkah fotos, duke lënë të kuptojë se për momentin nuk ka njeri në krah.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark