×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pasi shpërndau shkrimin e Insajderit, asambleisti gjilanas thotë se u kërcënua- hap rast në polici

    Insajderi
    31 October 2022 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asambleisti i Kuvendit Komunal në Gjilan, Kushtrim Kadriu përmes një postimi në “Facebook” tha se është kërcënuar pasi shpërndau shkrimin e Insajderit për punësimet partiake në këtë komunë. Gazeta Insajderi kishte raportuar se nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Elizabeta Abazi Aliu ishte në listën e punëtorëve të angazhuar nga Komuna e Gjilanit në zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

    Ndërsa Kadriu ka shkruar se burri i Elizabeta Abazi Aliu e ka ka kërcënuar me jetë duke e paralajmëruar se çfarë do ta gjej nëse Insajderi shkruan përsëri për të.

    “Sot, bashkëshorti i Elizabeta Abazit Arbesian (e punësuar jashtëligjshëm në Zyren për Preshevë) në shesh të qytetit, më kërcënoi me jetë duke më thënë se nëse edhe njëherë shkruan “Insajderi” për punësimin e gruas së tij.Këta, pos që punësojnë jashtëligjshëm njerëzit e vet, edhe kërcënojnë për t’i ruajtur ato pozita. Duan t’i ndalin edhe raportimet për keqpërdorimet e tyre”, shkroi Kadriu.

    Ai tha se rastin e denoncoi edhe në polici.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se si në qytetin e Gjilanit po vazhdojnë punësimet partiake. Nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Elizabeta Abazi Aliu ishte në listën e punëtorëve të angazhuar nga Komuna e Gjilanit në zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

    Miqtë e partnerit politik të Alban Hysenit, po iu gjejnë punë edhe pjesëtarëve të partisë, kjo një tregues i qartë se kryetari i Gjilanit është peng i votës së AKR- së në Kuvendin Komunal.

    Përveç aktivistit të AKR-së, Aid Berisha, i cili ishte emëruar si koordinator i Zyrës për Preshevë, nga burimet e e Insajderit kishin bërë të ditur se nënkryetarja e AKR-së, Elizabeta Abazi Aliu poashtu ishte punësuar me kontratë në vepër dhe pa konkurs.

    Në dokumentin që kishte siguruar Gazeta Insajderi në listën e të angazhuarve në zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte edhe Abazi – Aliu, e cila është në krye të kësaj pozite që nga fillimi i muajit tetor e do të vazhdojë deri në fund të muajit nëntor, më saktë deri më 30 nëntor.

    Abazi – Aliu është anëtare dhe aktiviste e AKR-së që nga viti 2013, nga viti 2016 mban pozitën e sekretares së Forumit të Gruas në Gjilan dhe pjesë e Strukturave të Larta të Partisë.

    Ajo ishte kandidate e AKR-së për kuvendin e komunës së Gjilanit, derisa në tetor të vitit të kaluar, nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ishte konsideruar si një njeri të ndershëm, punëtorë dhe njeri me integritet.

    Insajderi në vazhdimësi ka raportuar për shpërblimet e miqve të partnerit politik të Alban Hyseni që dyshohet se po bëhen për shkak të interesave të koalicionit për qeverisje me kryetarin e Gjilanit nga Vetëvendosje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark