×
  • Sport
  • Sport

    Pasi u bë kampion në boks, Anthony Joshua afër të bëhet kampion për nga pasuria

    Insajderi
    01 May 2017 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anthony Joshua është kampion i ri në boksin profesionist për peshat e rënda. Boksieri britanik para 90 mijë shikuesve në stadiumin legjendar të Wembleyt triumfoi kundër Wladimir Klitsckos.

    Ky i fundit pësoi tre herë ‘knock-down’, ku gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërhyjë dhe të ndërpres meçin në raundin e 11.

    Kjo fitore i solli edhe një fitim në të holla Joshuas, e cila në total kap shifrat prej 22 milionë dollarëve, transmeton Telegrafi.

    Në këtë formë ai bëhet sportisti britanikë me fitimit më të madhe duke u renditur si i pesti, përkatësisht pas Lewis Hamiltonit (180 milionë dollarë), Wayne Rooneyt (141 milionë dollarë), Sir Andy Murrayt (100 milionë dollarë) dhe Rory McIlroy (96 milionë dollarë).

    Vlen të theksohet se kampioni i boksit sipas parashikimeve të ekspertëve ekonomik pasuria e tij deri në fund të vitit si pasojë e reklamave të shumta do të kap shifrën prej 70 milionë dollarëve. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark