“…kam me punu derisa ta bëjmë transformimin të cilin ju kam premtu, do të bëhet, do ta bëj Prishtinën me karakter unik në botë”, ky ishte premtimi që entuziazmoi masën kur Përparim Rama shpalli fitoren në zgjedhjet komunale të vjeshtës së 2021.
Por, kaq muaj prej zgjedhjes së tij kryetar te shpenzimi i parasë publike nuk vërehet asgjë unike. Është duke u aplikuar metoda e tenderëve të negociuar, një veprim i zakonshëm për autoritetet komunale kosovare e ballkanike.
Kjo bie në kundërshtim me premtimet e sjelljes së frymës londineze në Prishtine, të premtuar nga kryetari Rama, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe:
Ngjashëm ndodhi edhe me datën 12 korrik 2022. Komuna e Prishtinës vendosi që të shmanget nga procedurat e hapura konkurruese në dy lote të një tenderi për sigurimin fizik. Përdori procedurën e negociuar.
Tre ditë më pas, më 15 korrik – kontrata për sigurimin fizik të objekteve të Komunës së Prishtinës dhe objekteve te QKMF dhe QMU-se, iu dha dy kompanive.
Me Lotin e parë është shpërbly Delta Security SH.P.K., i cili peshon 399 mijë e 531,82 euro, derisa të dytin e fitoi Security Code, dhe kap shumën e 264 mijë e 435 eurove, shkruan Gazeta Insajderi.
Komuna e Prishtinës vendosi t’i shpërblejë këto dy kompani të sigurimit me kontratë për shërbimet e sigurimit fizik, pa njoftim për kontratë – do të thotë në mënyrë të negociuar, duke anashkaluar kompanitë e tjera të sigurimit që operojnë në Republikën e Kosovës.
Kështu Zyra e Prokurimit të Ramës e ka shkelur Ligjin për Prokurimin Publik i cili thotë se “autoriteti kontraktues nuk do të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomikë ose që diskriminon në dëm ose në të mirë të një ose më shume operatorëve ekonomikë”.
Lexo edhe:
Në maj, Rama e shpalli fitues të tenderit të akuzuarin për prostitucion
Në maj të këtij viti, kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, kishte përjashtuar nga procedurat tenderuese kompanitë e sigurimit fizikë, duke i ka dhënë tender një burimor kompanisë “Roja e Nderit”, pronë e Kushtrim Krasniqit.
Krasniqi ishte arrestuar në prill të këtij viti, nën dyshimet se është i përfshirë në prostitucion.
Ky tender i Komunës së Prishtinës, peshonte në vlerën 84 mijë euro. Ndërsa Rama shpërbleu kompaninë e të arrestuarit për prostitucion përmes procedurës të negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Roja e Nderit” u rekomanduan nga Rama për kontratë më datën 16 maj. Ndërkaq dy ditë pas u nënshkrua kontrata.
Kjo kompani për një periudhë dy mujore do ta bëjë sigurinë fizike të të gjitha objekteve komunale të kryeqytetit.
100 ditëshi i Ramës përshkohet me tenderë negocioues
Nga janari kur Rama e mori detyrën, deri në mars kur i bëri 100 ditë punë, ai nënshkroi 20 tenderë, vlera e përgjithshme e të cilëve ishte afro 1.5 milionë euro.
Në dhënien e disa prej tyre u ndoqën procedurat e hapura, derisa të tjerët u përshkaun me procedura të negociuara – pa publikim të njoftimit për kontratë.
Mbi 252 mijë euro i ndau për terrenet e reja sportive në kryeqytet. Ato do t`i ndërtojë konsorciumi “Thesar” & “TINI”.
52 mijë sosh u ndan edhe për rregullimin e fushave rekreative, të cilat veçse ekzistojnë. Puna për këtë iu besua kompanisë “MBB Construction”.
Lexo edhe:
Për rikonstruimin e rrugës “Ilir Konushevcit”, i dha një kontratë mbi 226 mijë euroshe operatorëve ekonomikë “Eskavatori” dhe “Best Company”.
Kryetari, që la Londrën për Prishtinën, mendoi edhe për shtigjet e vrapimit e ecjes. Për një të tillë dhuroi mbi 10 mijë euro. Paratë u dhanë përmes një tenderi që ishte me procedurë të negociuar – pa publikim të njoftimit për kontratë.
Tjerat kontrata që u nënshkruan kapin shifra më të vogla.
8 mijë e 350 euro për renovimin e shtëpisë së djegur në Lebanë. 4 mijë e 487 për meremetet në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” e 990 për ato te objekti i zjarrfikësve./Gazeta Insajderi/