×
Insajderi / Insajderi

PDK: Kurti humbi njohjen, solli Asociacionin në qendër

Insajderi
28 February 2023 - 18:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

“Kosova humbi njohjen e ndërsjellë me Serbinë, ndërsa fitoi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”. Kështu vlerësoi Partia Demokratike e Kosovës pas një mbledhje të Kryesisë së partisë ku temë patën takimin e fundit të Nivelit të Lartë në dialogun e Brukselit, shkruan Insajderi.

PDK vlerëson se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi në rend të parë “interesat tij personale dhe ambicie” dhe “hoqi dorë nga dorë nga qëndrimet dhe kushtet e tij”.

Kjo, sipas tyre, “është fatkeqësisht ajo që PDK kishte paralajmëruar”.

PDK-së konstaton se  në propozimin zyrtar nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE.

“Përkundrazi, aty flitet për kompetenca të zgjeruara për komunitetin serb, që rrezikojnë të qojnë drejt autonomisë substanciale dhe, po ashtu, flitet për statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, që rrezikon të qojë drejt ekstra-territorialitetit”.

Siç vazhdon të konstatojë PDK-së, “Kurti mundësoi zëvendësimin e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër me një marrëveshje të përkohshme me Asociacionin në qendër. “Pikërisht, ashtu siç ka synuar Serbia në këtë proces të dialogut””./Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark