×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci e portretizon Kica-Xhelilin si lakmitare postesh: Kurti e Osmani refuzuan që ta bëjnë zv/kryeministre

    Insajderi
    18 October 2022 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka komentuar largimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga lista ‘Guxo’. Peci e ka portretizuar këtë të fundit si lakmitare postesh, duke shtuar se Kurti e Osmani refuzuan ta bëjnë zëvendës kryeministre.

    Peci tha se emri i Kica-Xhelilit është përfolur për mundësinë që ajo të jetë zv/kryeministre, por në fund, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë vendosur që Kica-Xhelili mos ta marrë këtë pozitë.

    “Akterët kyq kanë vendos: Vjosa Omsani dhe Albin Kurti”, tha ai në Rtv dukagjin.

    Sipas tij, ky refuzim ka ardhur si pasojë e mungesës profesionale institucionale, duke shtuar se ajo e ka përdorur këtë si arsyetim me u largu.

    “Deputetja ka qenë pjesë e përfoljes për mundësinë që ajo me qenë zv/kryeministre, dhe ka pasu një refuzim prej Guxo’s këtë informacion deputetja në fjalë e ka marrë dikun pas 1 viti, dhe unë e kam parë që ajo ka tentu me gjet një arsyetim për m’u largu. Emrin e saj e ka përmend edhe dikush prej Guxo’s edhe dikush prej VV-së, arsyeja që mos me qenë ka qenë veç me ia jap rastin me u maturu politikisht. Refuzimi që deputetja në fjalë me qenë zv.kryeministre, idenë e ka pas shumë të shëndoshë, që thjesht mos me sfidu dhe mos me fut në një pozicion me mungesën e përvojes institucionale. Ka qenë emër që e ka pas besimin e Vjosës dhe të gjithë neve. Unë jam njëri prej atyre që e kam përkrahë shumë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark