×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pejë: Shqiptohen mbi 23 mijë gjoba trafiku dhe konfiskohen 451 patentë shoferë

    Insajderi
    11 May 2023 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Pejë njofton se gjatë periudhës 01.01.2023 – 30.04.2023 kanë shqiptuar një numër të konsiderueshëm të flet gjobave në trafik.

    Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë këtyre katër muajve janë shqiptuar 23 mijë e 412 flet gjoba, dhe janë konfiskuar 451 patentë shoferë.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në këtë rajon apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark