×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Për 1 javë u konfiskuan 26 patenta shoferi e u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba në Gjilan

    Insajderi
    05 May 2023 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, gjatë aktiviteteve në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, për një javë ka shqiptuar 1 mijë e 1175 gjoba.

    Sipas policisë, për një javë janë kryer 17 hetime të aksidenteve me dëme materiale, hetime të 21 aksidenteve me të lënduar dhe janë konfiskuar 26 patentë shofer.

    “Njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark