×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Për herë të parë në histori, Arabia Saudite e bën festë ‘hallall’ Halloween-in

    Insajderi
    30 October 2022 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arabia Saudite për herë të parë në histori ka organizuar festival për Halloween, një festë kjo dikur e ndaluar. Gjërat definitivisht po ndryshojnë për Mbretërinë pasi sundimtari i ri de fakto dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman ka prezantuar reforma për modernizimin e vendit, transmeton Insajderi.

    Festa e quajtur “Fundjava e frikshme” u zhvillua të enjten dhe të premten në Bulevardin e kryeqytetit saudit, Riadit.

    Të ftuarit u veshën me kostume të frikshme dhe pozuan për foto, të cilat pastaj u shpërndanë me të madhe në mediat sociale.

    People Aghast At Halloween Celebrations In Saudi Arabia

    Megjithatë, festimi i Halloween në Arabi ka marrë kritika nga disa përdorues myslimanë të mediave sociale.

    Ata kanë akuzuar institucionin fetar të Arabisë Saudite se ka standarde të dyfishta duke mos lejuar festimet e ditëlindjes së Profetit Muhamed, e njohur si El Mevlid.

    Derisa, njëri nga të pranishmit në festë shpjegoi se doli për ta festuar Halloween-in vetëm për t’u argëtuar.

    “Veprimet bazohen në qëllime. Unë jam këtu vetëm për t’u argëtuar” -tha ai.

    Ndryshe, Halloween është një festë që festohet me 31 tetor, kur njerëzit festojnë duke veshur kostume që imitojnë heronjtë e filmave horror dhe superheronjtë.

    Rasti lidhet me veshjen e maskave dhe rrobave të frikshme, si dhe me qeniet si fantazmat, shtrigat, vampirët, skeletet dhe macet e zeza.

    People Aghast At Halloween Celebrations In Saudi Arabia
    People Aghast At Halloween Celebrations In Saudi Arabia
    People Aghast At Halloween Celebrations In Saudi Arabia
    People Aghast At Halloween Celebrations In Saudi Arabia
    People Aghast At Halloween Celebrations In Saudi Arabia

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark