×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Për herë të parë, Shqipëria e ftuar si vend mik në Panairin e Librit në Torino

    Insajderi
    19 May 2023 - 00:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në edicionin e XXXV të tij, Panairi Ndërkombëtar i Librit në Torino të Italisë, një ndër ngjarjet eltrare më të rëndësishme jo veç në Itali por edhe në Europë, mirëpret si të ftuar nderi Shqipërinë.

    Shqipëria, si e ftuar nderi, përfaqësohet nga disa shkrimtarë të sugjeruar si nga autoritetet brenda vendit tonë, ashtu edhe nga botuesit e shkrimtarëve. Mes tyre ka emra si Besnik Mustafaj, Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka, Lea Ypi, Ornela Vorpsi, Gëzim Hajdari, Artur Spanjolli, Durim Taçi, Stefan Çapaliku, Ardian Ndreca, Bashkim Shehu, Virgjil Muçi, Liridon Mulaj, Andreas Dushi e të tjerë.

    Kalendari i plotë i aktiviteteve gjendet online në faqen zyrtare të Panairit të Librit në Torino të Italisë.

    Disa nga këto të ftuar si dhe nga organizatorët shqiptarë vijnë në këtë shkrim me mendimet e tyre, idetë e ndjesitë për këtë çast jo të parëndësishëm për letërsinë tonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark