×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Për një ë që ti se vë” – sa gabime drejtshkrimore bëri drejtoresha e Arsimit në Gjilan në postimin e fundit?

    Insajderi
    18 September 2022 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa ditë pasi e shkarkoi drejtoreshën e Arsimit, Selvete Sylejmani, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka emëruar Albana Demirin si drejtoreshë të re të Arsimit.

    Megjithatë, anipse e në krye të një drejtorie që ka për mision ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor cilësor, drejtoresha e re e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri duket se nuk di rregullat bazë të drejtshkrimit.

    Kjo është bërë e qartë me një postim në rrjetin social, Facebook, në të cilin ka bërë dhjetëra gabime drejtshkrimore dhe fjali që nuk koherencë logjike.

    Znj. Demiri postimin e fillon me “pas pranimit të detyrës në DKA” – që do të duhej të shkruhej qartë se çfarë është akronimi për DKA – “Drejtoria Komunale e Arsimit”.

    Demiri vazhdon me gabime te folja ndihmëse “kam“, ku veta e tretë bën “ai/ajo kanë“, duke vazhduar me “shënuar” – që duhet të jetë “shkruar”.

    Fjalia e plotë duhet të jetë: “Nga 100 persona që më paskan shkruar, shumë prej tyre paskan prejardhjen e njëjtë me mua – Zajqecin. Gjë të cilën nuk e paskam ditur për tërë këto vite”.

    Fjalia vazhdon tutje me një (pikë), që pastaj duhet të fillojë me shkronjë të madhe: “Më parë, njerëzit e njihnin këtë vend vetëm për ujin e pijshëm”.

    “Mbi 100 mesazhe nga njerëz që babain po e njohin mirë edisa e paskan pasur edhe nxënës. As këtë nuk e kam ditur më herët dhe vetëm tash e mësova” – do të duhej të vazhdonte fjalia.

    Çuditërisht te fjalia vijuese, Demiri ka vetëm në gabim, ka në pikëquditëse më pak.

    Për të vazhduar pastaj me foljen “befasojnë” që e ka shkruar pa ë.

    Fjalia e radhës, përveç që nuk është e logjikshme ka edhe gabime drejtshkrimore.

    “Punën e parë që do të mundohemi ta bëjmë është orientimi në karrierë” – është fjalia tjetër shumë e paqartë e Demirit, ku ka shkruar (t’a në vend të ta).

    Dashtë, pritë dhe vjetë, janë fjalët që Demiri do të duhej t’ua shtonte nga një *ë. Pastaj, ajo në vend të *njo, do të duhej ta shkruante (një).

    Dhe fjalia tjetëe pamundur për ta padeshifruar është: “Puna e mësuesit publik nuk duket siguri përderisa çdo vit vrapon për normën e orëve”.

    Kujtojmë se, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni e kishte shkarkuar nga pozita e drejtoreshën e arsimit, Selvete Sylejmanin. Ky shkarkim erdhi pas raportimit të Gazetës Insajderi për nepotizëm brenda dikasterit që Selvete Sylejmani drejtonte në Komunën e Gjilanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark