×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Për shkak të presioneve janë frikësu me qenë në komision”, pse mbeti 10 muaj pezull konkursi për stomatolog në Prizren

    Insajderi
    15 January 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 3 mars 2022, është hapur konkursi për Stomatolog në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren. Kandidatët iu nënshtruan testit me shkrim për këtë pozitë në muajin qershor. Por, tash e dhjetë muaj ende nuk kanë dalur rezultatet, shkruan Insajderi.

    Kjo për shkak se kryetarja e komisionit, Dashurije Beqaj, së bashku me dy anëtarë të komisionit ka dhënë dorëheqje.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar znj.Beqaj për ta pyetur për arsyen e dorëheqjes, por, e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

    Ndërsa, nga zyra e personelit në Komunën e Prizrenit kanë thënë se konkursi ka mbetur pezull pas dorëheqjes së kryetares dhe dy anëtarëve të komisionit. Ndërsa, problem kryesor ishte se kush ka të drejtë ta anulojë këtë konkurs, Drejtoria e Shëndetësisë apo kryetari i komunës.

    Lidhur me konkursin e stomatologeve komisioni ka dhanë dorëheqje, veç shërbimi profesional ka dhanë dorëheqje, ka paraqit kërkesën tek kryetari për dorëheqje, edhe ka qenë një proces për marrjen e vendimit që na ka kompliku një zyrtar prej zyrës ligjore. Ai ka aludu se vendimin e merr Drejtoria e Shëndetësisë dhe unë nuk jam pajtu me atë veprim. Kryetarit i kam thanë vendimin për anulim të konkursit e merr kryetari i komunës. Qajo ka qenë pengesë“, ka thënë Isa Gashi, zyrtar i personelit.

    Gashi tha se komisioni ka dhënë dorëheqje për shkak se është frikësu nga presioni i partive politike dhe mediave.

    Ka me u anulu konkursi dhe ka me u rishpallë. Komisioni për shkak të presioneve nga mediat apo nga partitë politike, janë friku me qenë në komision”, tha tutje Gashi për Insajderin.

    Njëri nga kandidatët në këtë konkurs, stomatologu Fejzë Kabashi tha për Insajderin se me datën 17 qershor i është nënshtruar testit me shkrim dhe që nga ajo ditë nuk ka marrë asnjë përgjigje për rezultatet e testit.

    Me 17 qershor në ora 10 kam hy në test dhe sot e asaj dite nuk kemi përgjigjeje për konkursin , e as rezultat të testit.. Ndërkohë jo zyrtarisht dhe nga mediat pastaj është marr informatë se ka dhënë dorëheqje Kryetarja e Komisionit (dr.Dashurije Beqaj), më vonë është kuptuar se edhe dy anëtarë tjerë doktor kanë dhanë dorëheqje dhe kështu ne si kandidat për as edhe një lëvizje nuk jemi njoftuar as me shkrim, as me telefon, as në ndonjë tabelë te njoftimeve në Komunë”, ka thënë stomatologu Fejzë Kabashi

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark