×
  • Lajme
  • Aktuale

    Për të dalë nga Kosova, bashkatdhetarët po presin pesë orë e gjysmë në Merdar

    Insajderi
    11 August 2023 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë edhe në orët e mbrëmjes të së premtes vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve dhe pritje të gjata të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë.

    Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 19:56), njofton se bashkatdhetarët po presin pesë orë e gjysmë në vendkalimin kufitar Merdar për të dalë nga Kosova. Ndërsa për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pika kufitare me Serbinë pritjet nuk janë më të gjata se 20 minuta, raporton Telegrafi.

    Ndërsa, te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova po pritet deri në 90 minuta, kurse 10-15 minuta për të hyrë brenda territorit tonë.

    Deri në 40 minuta po presin bashkatdhetarët në vendkalimin kufitar në Muçibabë për të dalë nga Kosova.

    Pritje deri në 20 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në Jarinjë.

    Në vendkalimet e tjera kufitare nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark