×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfaqësuesi i minatorëve: Jemi të palëkundur në kërkesat tona – jeta jonë është në rrezik

    Insajderi
    31 October 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është dita e 8 që minatorët e ndërmarrjes “Trepça”, janë futur në grevë dhe grave do të vazhdojë të mbahet po paralajmërojnë vet punëtorët.

    Kështu tha sot përfaqësuesi i minatorëve në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Ai theksoi se jeta e minatorëve është në rrezik dhe duhen ndërmarr masa.

    “...Jemi të palëkundur në kërkesat tona, shpresojmë të dalim me një epilog përfundimtare. Jeta dhe shëndeti i minatorëve është në rrezik”, ka thënë ai përcjell Insajderi.

    Kërkesa e tyre kanë të bëjnë me rritjen e pagave dhe kushteve më të mira si dhe shkarkim të kryeshefit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark