×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfaqësuesja e SHBA-së shpreh brenga për veprimet e Kosovës, ka një thirrje

    Insajderi
    08 February 2024 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, u shpreh e shqetësuar për veprimet e Kosovës, sidomos të miratimit të rregullores se BQK-së.

    Ajo tha se duhet të shtyhet zbatimi dhe popullata e prekur duhet të informohet.

    Sipas përfaqësueses së SHBA-së në OKB, Kosova ka vepruar pa koordinim dhe pa konsultim me serbët lokalë.

    “SHBA mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi ynë është të nxisim demokracinë. I kërkojmë Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese. Inkurajojmë që t’i kthehen dialogut. SHBA ka shpreh brenga sa i përket zbatimit të rregullores se BQK-së, veprimi është marrë pa konsultim. Kështu edhe njëherë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por që të shtyhet të këtë procedura të kënaqshme dhe që popullata e prekur të informohet. Jemi të brengosur për veprimet që ka marrë Kosova duke përfshirë edhe aksionet në zyre”, theksoi ajo.

    Ndërsa përfaqësuesi i Federatës Ruse i ka dal në mbrojtje Serbisë duke thënë se ndalimi i dinarit serb është hap kriminal.

    “Popullata serbe po ballafaqohet me kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj ekzistencës se tyre. Vendimi për ndalimin e dinarit serb është hap kriminal dhe mashtrues e vështirëson jetën e qytetarëve atje. Ekziston rreziku që të paraqitet një pikë tjetër e nxehtë në Ballkan. Në Kosovë ka grupe të armatosura kosovare, ekzistenca e tyre është shkelje e rezolutës”, tha ai.

    Kryeministri Kurti aty tha se rregullorja e BQK-së synon të mbroj qytetarët dhe jo t’i dëmtoj.

    “Rregullorja e BQK-së nuk përpiqet që të dëmtoj asnjë grup por të mbroj gjithë qytetarët nga krimi i organizuar spastrimi parave. Grupet kriminale marrin para nga kufiri në Serbi. Qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale, ata që nuk i binden i djegën veturat dhe i kërcënohen familjarët. Kjo duhet ndaluar, Beogradi nuk duhet të lejohet që financojë kriminelët e vet dhe terroristët. Beogradi ka thirrë alarmin dhe ankohen për këtë. Ky takim dhe propaganda janë vetëm një fushatë nga regjimi autoritar. Banka dhe rregulloret e saj janë po aq esenciale për atë luftë”, tha ai.

    Në këtë seancë po merr pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark