×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfitoi rreth 2 milionë euro duke mashtruar qytetarë të ndryshëm, arrestohet një person

    Insajderi
    19 March 2024 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarë të ndryshëm dhe përfitoi rreth 2 milionë euro.

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

    “Personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro”, thuhet në njoftim.

    Ai dyshohet për veprën penale “Mashtrimi”.

    Njoftimi i plotë:

    Mitrovicë, 19 mars 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro. Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark