×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përfundojnë xhirimet e “Game of Thrones”

    Insajderi
    06 February 2017 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngadalë po vije edhe debutimi i sezonës së shtatë të Game of Thrones, për të cilin kanë përfunduar xhirimet për shumë nga aktorët.

    E fundit e cila ka mbaruar filmimet është Emilia Clarke e cila postoi një foto në Instagram me thënien: “Ajo ndjenja kur je një ditë larg përmbylljes së sezonës së shtatë”.

    Pos tjerash ajo tha se besonte që kjo do ju “huq” mëndët e kokës publikut.

    Së fundi dhe aktorja e kësaj serie Maisie Williams tha që kjo sezonë do ketë një pjesë e cila do i lërë shikuesit në habi dhe pritje se çka do ndodhë më tej.

    Po ashtu ajo tha se “është paksa duke u përmbysur tani. Kemi ardhur në klimaks dhe jemi duke shkuar drejt fundit. Është shumë emocionuese”.

    “Game of Thrones” pritet të shfaqet në televizion më vonë se herëve tjera. Dikur shfaqej gjatë muajit prill, por tani do shfaqet gjatë verës. 25 qershori i këtij viti është një nga datat kur është përmendet të publikohet episodi i parë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark