Italia ka shënuar fitore minimale ndaj Shqipërisë.
Italianët mposhtën kuqezinjët me rezultat 2-1.
Nedim Bajrami e nisi serinë e golave pas 23 sekondave lojë duke hyrë kështu edhe në histori të Kampionateve Evropiane pasi u bë realizatori më i shpejtë në këtë format.
Megjithatë italianët vërshuan përpara duke realizuar dy gola me Bastonin dhe Barellan në minutat 11’ dhe 16’.
Pas kësaj humbje Shqipëria është e treta në grupin B pa pikë, por me golaverazh më të mirë se Kroacia që u mposht nga Spanja me rezultat 3-0.