×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përfundon protesta para Gjykatës Speciale në Hagë

    Insajderi
    03 April 2023 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar protesta para Gjykatës Speciale në Hagë, aty ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në këtë protestë morën pjesë qindra qytetarë nga Kosova e diaspora, ku sipas tyre, ish-krerëve të UÇK-së, po u bëhet gjykim i padrejtë.

    Ndërkohë, ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj dha një shifër rreth numrit të protestueseve.

    Behramj ka deklaruar se të pranishëm ishin mbi 6 mijë protestues, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark