×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përkrahës të Vetëvendosjes sulmojnë kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës

    Insajderi
    22 July 2021 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në lagjen “Vranjevc” nga kandidati për kryetar i Prishtinës nga radhët e LDK-së, Perparim Rama, ka ndodhur një incident.

    Persona të panjohur, që besohet se janë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë gjuajtur me vezë në drejtim të tij.

    Kujtojmë që gjuajta me vezë është përdorur edhe në të kaluaren nga aktivistët e Vetëvendosjes, ku kishin sulmuar ish ministrin Hajredin Kuçin dhe Petrit Selimin.

    Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark