×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përkrahësit e APN’së e quajnë skizofren Ragmi Mustafin

    Insajderi
    18 January 2023 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përkrahësit e Alternativa për Ndryshim e kanë quajtur skizofren ish-kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kjo sepse ky i fundit mbrëmë ka esklauar me gjuhën e përdorur në debatin televiziv në RTK.

    “Skizofreni Ragmi Mustafi e humb kontrollin”, është shkruar nga APN teksa kanë publikuar momentin e përplasjes.

    Gjithçka nisi teksa po diskutohej për dështimin e zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

    @perkrahesit Moderatori e ndërpreu emisionin sepse Ragmi Mustafi skizofreni ofendon rëndë #medvegja #presheva #kosova #albinkurti #vetvendosje #medvegja🇦🇱 #shqiptar #alb#ania #fypシ #viraltiktok #tiktok #viral #bujanoc #viralvideo ♬ original sound – Përkrahësit APN

    Mustafi përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj Sami Salihut nga Lëvizja për Reforma.

    “Kshyre burr i botës për mu nuk del bir none edhe bir ku.ve qofsh edhe t’i qe mun me shti dorën në xhep temin” i ka thënë Mustafi Salihut.

    Ish-kryetar i Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk është penduar për gjuhën e përdorur.

    Gjuha ime sa do vijë e ashpërsohet me tipa që shpifin e etiketojnë pa kurrëfar fakti. Nuk do hezitoj të sillem me mënyrën e njëjte me persona shpifës e rrenca si ky i sontit. Me të mirin, mirë e më mirë.
    Me të keqin, keq e më keq!
    “, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

    Ndërkohë drejtuesi i emisionit RTK Prime ka reaguar duke e ndaluar që mos të ketë ofendime dhe i ka kërkuar Mustafit që të kërkojë falje publike, por qe Mustafi nuk ka pranuar dhe drejtuesi është detyruar ta ndërpresë programin i cili duhej të zgjaste edhe 15 minuta.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark