×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përleshje në Vushtrri, lëndohen tre persona – njëri me plagë nga arma e zjarrit

    Insajderi
    20 February 2024 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor gjatë ditës së sotme në Spitalin e Vushtrrisë, njëri nga ta me plagë nga arma e zjarrit, pas një incidenti që ka ndodhur mes tyre.

    Ky i fundit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

    Në njoftimin e policisë thuhet se incidenti ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës ishte si rrjedhojë e një mosmarrëveshje e ndodhur në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.

    “Veprimet policore kanë rezultuar me gjetjen e një gëzhoje në vendin e ngjarjes, ndërsa si pjesë e hetimeve të zgjeruara janë realizuar edhe bastisje, me ç’rast në njërin lokacion të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë (9) fishek”, thuhet në njoftim.

    Pas kësaj ngjarje policia ka arrestuar dy persona.

    “Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari për veprën ‘ lëndim trupor’ ështe liruar në procedurë të rregullt.

    “Hetimet po zhvillohen për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’, “Lëndim trupor” dhe ‘ armëmbajtje pa leje, thuhet tutje në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark