×
  • Lajme
  • Aktuale

    Përmbyten nga shiu rrugët e lagjes Pejton në Prishtinë

    Insajderi
    18 July 2021 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme edhe në kryeqytetin e Kosovës.

    Nga pamjet e siguruara vërehet se reshjet e shiut në lagjen Pejton në Prishtinë, kanë shkakëtuar disa dëme të vogla dhe ka bllokuar rrugët e lagjes.

    Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme nëpër qytete të tjera.

    KEDS ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit janë në mungesë të furnizimit me rrymë si pasojë e reshjeve.

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar telashe edhe në Gjilan, ku si pasojë është obliguar edhe evakuimi i shtëpive nga gjilanasit.

    Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë intervenim në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark