×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përparim Rama: Pjesa e vjetër e Prishtinës ka qenë gjithmonë tërheqëse, është i nevojshëm një plan rregullativ dhe i hollësishëm për të ruajtuar

    Insajderi
    17 September 2021 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka shkuar sot në pjesën e vjetër të Prishtinës.

    “Është i nevojshëm një plan rregullativ dhe i hollësishëm për të ruajtuar karakterin që ka kjo pjesë. Bashkë me ekipin tim vizituam banorët e Qytetit të Vjetër. Telat e rrymës që shkaktojnë rrezik, trafiku i madh që shkakton tollovi, mungesa e parkingjeve, çerdhet, shkollat janë disa nga problemet të cilat ka kjo lagje”, ka shkruar Rama.

    Shkrimi i plotë:

    Pjesa e Qytetit të Vjetër ka qenë gjithmonë tërheqëse dhe e veçantë.

    Është i nevojshëm një plan rregullativ dhe i hollësishëm për të ruajtuar karakterin që ka kjo pjesë. Bashkë me ekipin tim vizituam banorët e Qytetit të Vjetër. Telat e rrymës që shkaktojnë rrezik, trafiku i madh që shkakton tollovi, mungesa e parkingjeve, çerdhet, shkollat janë disa nga problemet të cilat ka kjo lagje.

    Kjo lagje ka mungesë të madhe të çerdheve publike por ka mjaft private. Shumë familje nuk kanë mundësi të paguajnë një çerdhe private, andaj ne si qeveri lokale do t’i japim një plotësim prej 70 eurove të gjithë atyre prindërve që janë të detyruar t’i dërgojnë fëmijët në çerdhet private në këtë lagje.

    Orari i shkollave duhet të jetë nga ora tetë deri në katër pasdite. Duhet kurrikulum shtesë për art, sport, kulturë, kodim, debate, fjalime publike, e mendim kritik, këto janë shkathtësitë e vërteta që do t’i përcjellin tërë jetën.

    E shoh këtë zonë me potencial të madh ku mund të zhvillohet aspekti i turizmit.Falënderojmë Donatin, Erën dhe Mirfanin për organizimin!

    Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark