×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përparim Rama reagon pas sulmit me vezë nga përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje

    Insajderi
    22 July 2021 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK’ja, Përparim Rama, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar rreth sulmit me vezë ndaj tij.

    Rama është sulmuar me vezë nga persona të panjohur, që brohoriten “Vetëvendosje” gjatë një mbledhjeje që po mbante në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

    Ramak ka thënë se ka të pakënaqur në qytetin tonë, mirëpo nuk ka vend për panik.

    Tutje, Rama premtoi se Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

    Takimet me banoret e Prishtines dhe diskutimet e lira e te hapura jane baze e lirise se shprehjes.

    Ka shume te pakenaqur ne qytetin tone. Mirepo nuk ka vend per panike.

    Prishtines do t’i kthehet buzeqeshja e dashnia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark