×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përplasje e ashpër mes Muratit e Kastratit në Komisionin për Arsim

    Insajderi
    23 September 2022 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe deputeti i PDK-së Ardian Kastrati janë përplasur ashpër, gjatë mbledhjes së Komisionit të Arsimit për grevën.

    Murati tha se nga Këshilli Grevist ka persona që kanë afërsi me parti të caktuara politike.

    “Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Grevist u tha se kush janë dhe cfarë pozita mbajnë por besoj që duhet t’i njohim më mirë. Për shkak se për zotin Ymeri është raportuar se ka afërsi me subjekte të caktuara politike. E pata fjalën nëse nuk më lejohet s’është problem”, tha ai.

    E kjo shkaktoi nervozizëm tek deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati. Pas kësaj situate, Albena Reshitaj kërkoi që ministri të flas për implikimet buxhetore dhe të mos merret me çështje tjera.

    “Ne ju kemi ftuar si ministër. Prandaj ju lutem na arsyetoni implikimet buxhetore për të arritur një marrëveshje me SBASHKUN”, tha Reshitaj.

    Murati vazhdoi duke ia rikujtuar problemin me ligjn Kastratit.

    “Në Këshillin Grevist ka anëtarë që janë të afërt me subjekte politike e ndoshta të tillë që kanë pasur edhe probleme me ligjin”, tha ai.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati në mbledhjen e Komisionit për Arsim e ka quajtur ministrin e Financave Hekuran Murati, kalam i sapo dalur nga çerdhja.

    Megjithatë, Kastrati tha se nëse vazhdon debati dhe nuk ka propozime të reja, atëherë greva po vazhdon të bëhet e dhunshme për publikun.

    “Nëse nuk ka propozim të ri, ju thash hedhe atë ditë me ardhë sot me i ndëgjua këta e me u bë na spektatorë dhe fjalimeve të kalamajve që kanë dal prej çerdhes e kanë ardhë këtu me na shit qallëm”.

    “Nëse ska propozim, dhe vazhdon kështu është dhunë dhe torturë për publikun”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark