×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë serbë dënohen për krime lufte në Bosnjë-Hercegovinë

    Insajderi
    09 June 2023 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata e Sarajevës dënoi pesë ish-policë serbë për krime kundër boshnjakëve të kryera gjatë konfliktit të viteve 1992-1995. Milan Djokic dhe Branislav Trisic u dënuan secili me nga tre vjet burg, ndërsa Zoran Tanasic, Zarko Milanovic dhe Mladen Krajisnik u dënuan me dy vjet burg.

    Tre të pandehur të tjerë në të njëjtin gjyq u shpallën të pafajshëm. Të pandehurit akuzohen se kanë marrë pjesë në përndjekjen, ndalimin e paligjshëm, keqtrajtim, rrahje dhe vrasje të popullatës civile boshnjake në zonën e Janjës. Lejohet ankesa në Këshillin e Apelit të Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark