×
  • Showbiz
  • Show

    Pësoi aksident para tre ditësh- Krijuesja e hitit “na u knaqëm tu u knaq” hyrjen në Big Brother e nis me akuza

    Insajderi
    11 January 2023 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja shqiptare, Ganimete Abazi e njohur si “Ganja” është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

    Tash i kisha tre katër ditë për t’i përgatitur gjërat pasi u ktheva nga ndejat. Thash ishalla gjithë lodhjen të këqijat i ka marrë kjo”,

    Në fundin e viteve të 90’ta, Ganja ishte në audio – incizimet dhe në CD-të e çdo kujt.

    Baladat si “mirupafshim në Kosovën e lirë”, “mos më fajësoni” e “shko në dreq të mallkuar” janë ‘himnet’ e këngëtares.

    Me të hyrë në BBVK, Abazi diskutoi në lidhje me këngët e saj. Ajo mbrojti autorësinë e këngëve të saj që u kënduan nga këngëtarë të tjerë.  

    Nuk e kishte thënë kurrë publikisht, por me t’i ardhë mundësia e tha.

    Në një bisedë me banorët, Ganja ka treguar se kënga e kënduar nga Remzie Osmani “Djalë i mirë nënën e ke të vështirë” është kënduar fillimisht nga ajo.

    Pse nuk pranoi të tregonte sa vjeqe është?

    Krijuesja e hitit “na u knaqëm tu u knaq” me të hyrë në shtëpinë e Big-ut, nuk pranoi të tregonte moshën. Megjithëse, nëse do ta tregonte moshën do të ishte përparësi, rrjedhimisht ajo do ua bënte me dije edhe gjeneratave të reja se prapa vetës ka një bagazh të madh artistik.

    “A pyetet femra sa vjet je? Paj tash, ka 27-28 aty dikund sillet”, është përgjigjur Ganja, duke refuzuar të tregojë moshën e saj.

    Ditëve në vijim do të shohim se çfarë do të sjell Ganja. Mbase ka hyrë me këmbën e mbarë.

    Siç thotë edhe vet ajo, “kam pësuar aksident tri ditë para se të hyja, i ka marrë të gjitha këqijat e kësaj e periudhe”.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark