×
  • Sport
  • Sport

    Pësoi lëndim të tmerrshëm dje ndaj Villës – trajneri i Chelseat zbulon detajet rreth gjendjes së Brojës

    Insajderi
    12 December 2022 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, pësoi atë që dukej një dëmtim i rëndë në gju gjatë një humbjeje miqësore ndaj Aston Villas në Abu Dhabi.

    Reprezentuesi shqiptar u lëndua në një përplasje me mbrojtësin e Villas Ezri Konsa në fillim të pjesës së parë, gjë që e la 21-vjeçarin në fushë duke bërtitur nga dhimbjet dhe të shtrëngonte gjurin e djathtë përpara se të largohej me barelë.

    Graham Potter, trajneri i Chelseat, konfirmoi se prognoza fillestare “nuk duket pozitive” për Brojën, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Southampton.

    “Ishte një veprim fatkeq, mendoj se ai u kap me lojtarin e tyre dhe token. Nuk duket pozitive për momentin, por është shumë herët për të thënë. Gishtat e kryqëzuar, por është një gjë e vështirë”, tha Potter, njofton TheGuardian.

    Villa e fitoi ndeshjen 1-0 me një gol të hershëm të kapitenit John McGinn ndërsa të dyja palët vazhduan përgatitjet e tyre për një rikthim në Premierligë pas Kupës së Botës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark