×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pica dhe nxjerrja nga burgu, Bekim Haxhiu flet për historinë e tij me Armend Mujën

    Insajderi
    26 April 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë seancës së sotshme të Kuvendit u përplasën verbalisht deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja dhe ai i PDK’së, Ferat Shala.

    Pasi deputeti Muja ia përmendi Shalës punësimin e fëjimëve të tij, ky i fundit ia ktheu në një tjetër monedhë.

    Në kohën kur Muja ishte i arrestuar nën dyshimet për korrupsion, Shala tha se nga burgu e ka nxjerr kolegu i tij nga PDK, Bekim Haxhiu. Madje, sipas Shalës ai i kishte dërguar edhe picë në stacionin e policisë.

    Njërin nga pretendimet e Shalës e ka mohuar deputeti Haxhiu.

    Ai i ka thënë Insajderit se nuk është e vërtetë që e ka nxjerrë Mujën nga burgu, por picë i kishte dërguar me kërkesë të familjes së tij.

    “Me kërkesën e familjes së tij kur ka qenë i arrestuar Armend Muja për korrupsion është e vërtetë që në stacion policor i kam dërguar picë për të ngrënë. Por prej burgut nuk e kam nxjerr as nuk e di kur ka dal dhe si ka përfunduar rasti i tij”, ka thënë Haxhiu për Insjaderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark