×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Plagoset një person me armë në vendin e punës, policia jep detaje

    Insajderi
    16 February 2023 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është plagosur sot nga arma e zjarrit në vendin e punës. Rasti ka ndodhur në fshatin Ramun të Komunës së Pejës,  viktima dyshohet se u plagos aksidentalisht nga shoku i tij.

    Këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij rasti ka ndodhur rreth orës 8:00.

    “Emergjenca e spitalit është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ,viktima është plagosur në këmbën e djathtë personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor”, tha ai.

    Tutje Gashi, ka treguar se i dyshuari është paraqitur në polici, ku ka thënë se rasti ka ndodhur aksidentalisht dhe se me të plagosurin janë shokë mes vete.

    I dyshuari i rastit është vet paraqitur në stacionin policorë dhe e ka sjell dhe dorëzuar armën me të cilën është kryer vepra. Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë. Në vendin e ngjarjes është gjet gëzhoja e armës dhe është konfiskuar arma. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt“, tha Gashi.

    Rasti sipas Gashit, është cilësuar mbajtje në pronësi kontroll, posedim i pa autorizuar i armës dhe dëmtim i letë trupor.

    “Kanë deklaruar të dytë që janë shokë dhe e kanë pranuar që rasti ka ndodh aksidentalisht. Viktima është duke marr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, përfundoi Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark