×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plani “Goditja” – Policia sekuestron mall të padeklaruar në Merdare

    Insajderi
    21 November 2023 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00, në kudër të planit operativ “Goditja” në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Merdarë, ka është gjetur mall i padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes.

    Tutje thuhet se sekuestrimi është bërë në automjetin Citroen, me targa të Serbisë, me vozitës mashkull shtetas të Serbisë, pas ndalimit dhe kontrollit është gjetur mall i padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes, si në vijim:

    – 02 dy orë dore;

    – 07 shtatë parfuma;

    – 06 gjashtë palë Këpucë (patika);

    – 01 palë trenerka komplet;

    – 11 palë pantolla firma të ndryshme;

    – 02 dy jakne si dhe

    – 02 këmisha;

    Malli është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për vlerësim të mëtejmë dhe procedura ligjore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark