Skuadra turke e Trabzonsporit është shpallur kampione në këtë shtet.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Abdullah Avci, i ulur në pankinën e Trabzonsporit në vitin 2020, ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke mposhtur hegjemoninë e skuadrave si Besiktas, Galatasaray apo shumë të tjerave.
Te Trabzonspor luajnë emra të njohur në Serinë A para disa vitesh si Marek Hamsik, por edhe Gervinho, ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë që e bëri të humbasë pjesën më të madhe të vitit.
Fanellën e skuadrës e mbajnë veshur edhe Victor Hugo, Densëil dhe Bruno Peres, përkatësisht ish-lojtarë të Fiorentinës, Bologna-s dhe Torinos.