×
  • Sport
  • Sport

    “Po abuzohet me miliona të federatës”

    Insajderi
    13 January 2023 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e futbollit të Kosovës nuk është licencuar ende nga MKRS dhe ish sekretari i FFK-së, Erolld Salihu ka thënë se nuk mund të licencohet një kryetar që ka një aktakuzë. Ai ka akuzuar menaxhmentin e tanishëm të federatës për keqpërdorim të mjeteve financiare

    Sipas Salihut, gjashtë vite pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA pothuajse askush që ka qenë në atë kohë më Vokrrin nuk janë në këtë federatë dhe njerëzit po “luftojnë për interesa të vetëm”.

    Salihu ka shpjeguar se me ligjin për Sportin nuk lejohet që federatat (që në këtë rast janë OJQ) dhe se ato federata që kanë persona me aktakuzë.

    “Edhe me rregullore të UEFA-së dhe FIFA-së kryetari i tanishëm nuk bën të jetë kryetar. Madje ky kryetar ka qenë i dënuar edhe nga UEFA”, ka thënë Salihu.

    Sipas tij problemi është më i madh dhe se federata po vazhdon të abuzohet me para.

    “Po vazhdohet me abuzimin e parave të federatës”, ka thënë ndër të tjera Salihu në emisionin DPT te Fidani në T7. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark