×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Po festonte fejesën, e reja rrëzohet nga shkëmbi dhe humb jetën

    Insajderi
    25 July 2023 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 39-vjeçare në Turqi ka humbur jetën pasi u propozua për martesë nga partneri në Turqi.

    Ata bënë një piknik pranë një shkëmbi për të festuar fejesën, por u kthye në një tragjedi. Yesim Demir ishte me pushime në Çanakala, në veriperëndim të Turqisë, me të fejuarin e saj Nizamedin Gursu.

    Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, çifti ishte ngjitur në një shpat për të festuar me pamje nga perëndimi i diellit propozimin për martesë, që i kishte bërë pak më herët.

    Sipas dëshmisë së Gursu, rrëzimi i Yesim ndodhi kur ai shkoi të merrte gjërat e nevojshme për piknik nga makina e tij dhe papritmas dëgjoi një britmë. Edhe pse ai u kthye me shpejtësi, pa se e fejuara e tij kishte rënë nga shkëmbi.

    39-vjeçare u gjet e gjallë, por e plagosur rëndë. Ajo ndërroi jetë pak kohë më vonë, pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve për ta ringjallur për të paktën 45 minuta.

    “Zgjodhëm këtë shpat për të pasur një kujtim romantik pas propozimit tim për martesë. Ne pimë alkool. Gjithçka ndodhi në një çast. Ajo humbi ekuilibrin dhe ra në boshllëk”, tha një Gursu i tronditur.

    Pas aksidentit tragjik, autoritetet turke njoftuan se aksesi në zonën specifike nga e cila ra në hapësirë 39-vjeçarja Yesim tashmë do të jetë i mundur deri në 20 minuta para perëndimit të diellit, shkruan AlsatM, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark