×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Po i rehatoni kërkesat e Albinit dhe Dejonës” – Përplasje në komision ku po raporton menaxhmenti i RTK-së

    Insajderi
    20 February 2023 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po vazhdon mbledhja e Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, ku po raporton menaxhmenti dhe bordi i RTK-së.

    Në këtë mbledhje ka ndodhur edhe një përplasje e ashpër. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur për një takim që është zhvilluar nga një anëtar i bordit të RTK-së me një deputet në Ferizaj.

    Lushtaku ndër të tjerash e shprej se “po shkelni ligje të RTK-së vetëm me i akomodu kërkesat e Albinit, Dejonës e Valon Ramadanit”.

    “A është takuar Driton Hetemi me zëdhënësin e qeverisë nuk e keni mohu. Është e dhimbshme që ju po përfundoni në këtë pjesë. Sepse e keni pasur mbështetjen edhe të opozitës. I kam besuar procesit. Por edhe ne si anëtarë të komisionit qenkemi të mashtruar, dhe ju po i shërbeni mazhorancës, po shkelni ligje të RTK-së vetëm me i akomodu kërkesat e Albinit, Dejonës e Valon Ramadanit”, tha Lushtaku.

    E ndaj kësaj ka reaguar kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

    “Unë marrë parasysh kritikat. Por kur kalohet në shpifje e humb edhe ata tjetrën. Për herë të parë në RTK është zgjedhur një drejtor, kush del i pari me pikë. Këto gjëra janë të pavërteta, sdi a kam të drejtë me të paditë”, deklaroi Boletini.

    Ndryshe, tensione ka pasur edhe kur fjalën e mori anëtarja e bordit të RTK-së, Shukrie Rama.

    “Tendenca për frikësim nga ana e drejtorit të përgjithshëm lidhur me problemet aktuale në RTK. Me datën 28 dhjetor 2022 kam drejtuar kërkesë me dokumente për qasje, kam kërkuar bashkëpunim që bashkërisht si trup kolegjial t’i dokumentojmë këto shkelje. Meqënëse ata nuk kanë shprehur interesim, evidentimi i shkeljeve është iniciativë personale e imja”, tha anëtarja e bordit të RTK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark