×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Po shkëlqente kundër Barcelonës derisa vila e tij luksoze ishte cak i hajdutëve

    Insajderi
    14 September 2022 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Thomas Muller mbrëmë ishte cak i një grup hajdutësh derisa ylli i futbollit gjerman ishte duke luajtur ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, shkruan Insajderi.

    Muller ishte titullar dhe krucial në fitoren e Bayernit kundër skuadrës spanjolle 2:0, megjithatë shtëpia e tij është goditur fortë nga hajdutët.

    Sipas asaj që raporton prestigjiozja gjermane “BILD”, sulmuesi i bavarezëve gjatë kohës që ishte duke luajtur ndaj katalanasve, disa hajdutë i kanë hyrë në shtëpi duke grabitur sendet me vlerë.

    Policia lokale ka njoftuar se në një vilë në Oterfing, një qytezë në jug të Mynihut, janë vjedhur para, bizhuteri dhe sende me vlerë për një shumë prej rreth 500 mijë eurosh.

    Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e pronarit, por sipas prestigjiozes “BILD”, vila i përket 33-vjeçarit gjerman.

    Ndonëse policët kanë mbërritur vetëm pak minuta pas vjedhjes, dy grabitësit kanë arritur të arratisen dhe për momentin, pavarësisht nga kërkimet ende nuk janë gjetur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark