×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Poezia e Dan Ibrahimit shpallet më e mira në manifestimin “Sofra e Ymer Prizrenit”

    Insajderi
    10 June 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Poezia e krijuesit nga Kosova, Dan Ibrahimi, është vlerësuar me shpërblimin e parë në manifestimin tradicional kulturor “Sofra e Ymer Prizrenit”, i cili mbahet në fshatin Zgatar të Opojës (Dragashit), që eshtë edhe vendlindja e atdhetarit të madh, Ymer Prizreni, njëri nga udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit.

    Njoftimin për këtë vlerësim e ka dhënë vetë poeti Ibrahimi në faqen e tij në rrjetin social facebook, ku mes tjerash shkruan:

    Manifestimi tradicional “Sofra e Ymer Prizrenit”, që mbahet tashmë tri dekada në vendlindjen e Ymer Prizrenit, në Zgatar të Opojes së Dragashit, vlerësoi poezinë time me çmimin më të lartë.

    Poeti Dan Ibrahimi deri më tash ka botuar një sërë veprash letrare dhe dokumentare, si “E njëjta hënë”, “Këmisha pa numër”, “Fatthëna”, “Masakra në Prapashticë dhe Keçekollë”, “Gjenocidi serb në Malësinë e Galabit (Gollakut) të Prishtinës 1912-1999” etj.

    Poezia e Dan Ibrahimi është përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën romune.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark