×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Pogba refuzoi të bëjë autograf në bluzën e Manchester Unitedit

    Insajderi
    09 July 2022 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori 29-vjeç, Paul Pogba, pas gjashtë viteve është kthyer sërish te Juventus. Zyrtarizimi pritet të vijë gjatë ditës së hënë. Ndërkohë, ai ka kaluar me sukses testet mjekësore.

    Te Manchester United u lirua në vitin 2012 si lojtar i lirë për të përfunduar te Juventus. Si i tillë, prapë pas dhjetë vitesh ndodh e njëjta histori. Pogba nënshkruar kontratën me Juventusin, për ta bërë një rikthesë të veçantë, pas një periudhe jo fort të lavdishme te “djajtë e kuq”, ku më shumë kaloi mes kontestimesh dhe kritikave të tifozëve dhe opinionistëve të futbollit anglez.

    Rikthimi në Itali ka ngjallë shumë entuziazëm te tifozët e Juventusit, të cilët i kanë dhënë një mikpritje të veçantë atij me të zbritur në Torino, për t’i përfunduar procedurat tjera burokratike para se të vijë momenti i zyrtarizimit të transferimit.

    Gjatë ditës së sotme ai kompletoi me sukses testet mjekësore. Pogba u tregua zemërgjerë, duke i përshëndetur shumë tifozë të Juventusit që ishin mbledhur jashtë selisë për ta pritur atë. Ai bëri edhe shumë autografe. Megjithatë, në një moment u tregua rigoroz.

    Një tifoz u përpoq që t’ia ofronte bluzën e Manchester United për t’ia dedikuar një autograf.

    Në atë moment, Pogba u kap nga kamerat duke thënë “jo, jo”. Një refuzim i tillë te tifozët besnikë të Juventusit ngjalli një eufori në rrjetet sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark