×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia bastis një shtëpi dhe një lokal në Gjilan, sekuestrohet sasi e duhanit

    Insajderi
    05 December 2023 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një shtëpi dhe në një lokal në tregun e gjelbër në Gjilan policia ka kryer bastisje për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar”. 

    Gjatë operacionit të bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim: filtër për cigare ‘Grand’, tetë pako X 50 copë X 200 letra për cigare, fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.

    “Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g. Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare. Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare. Cigare NINE 29 pako X 20 cigare etj”, thuhet në komunikatën për media.

    Tutje, policia ka bërë të ditur se janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa të gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark